Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dokle: Kërkesa e opozitës për hapjen e kutive, kusht i ndërkombëtarëve
English

Dokle: Kërkesa e opozitës për hapjen e kutive, kusht i ndërkombëtarëve

Tiranë, 21 janar NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës bëri të ditur se opozita kërkon hetim Parlamentar për të zbardhur te vërtetën e zgjedhjeve të 28 qershorit vetëm duke u hapur kutitë por kjo nuk pranohet nga krerët e qeverisë dhe të PD-së.

"Kërkesa e vazhdueshme e Partisë Socialiste për të hetuar zgjedhjet, përmes një komisioni hetimor parlamentar, që ka për objekt hapjen e kutive, si të vetmen mënyrë për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit, është bërë tashmë sugjerim i qartë edhe i faktorit ndërkombëtar sugjeron, për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza politike, për tu hapur rrugë reformave integruese nëpërmjet dialogut serioz mes institucioneve të vendit dhe me ato ndërkombëtare.

Krerët e qeverisë dhe të Partisë Demokratike çdo ditë kanë lëshuar dhe vazhdojnë të lëshojnë frazën absurde se pranojnë çdo lloj hetimi të zgjedhjeve, por jo hapjen e kutive.

Po çfarë hetimi të zgjedhjeve mund të bëhet pa hapjen e kutive dhe shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit zgjedhor që ato përmbajnë?" deklaroi Dokle.

Sipas tij nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa analizuar regjistrin zgjedhor që përmbajnë kutitë duke e krahasuar atë me regjistrin e gjendjes civil, s'mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa hapur kutitë që të analizohet se sa mijëra zgjedhës kanë votuar pa pasaportë e pa kartë identiteti, duke shkelur ligjin, s'mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa hapur kutitë që të shikohet nga regjistri i votimit se sa mijëra emigrantë rezultojnë sikur kanë votuar, ndërkohë që nuk kanë qenë në Shqipëri në datën 28 qershor dhe s'mund

të verifikohen pa hapjen e kutive e analizën e gjithë dokumentacionit që ato kanë, shqetësimi i ndërkombëtarëve se në një të tretën e qendrave të votimit numërimi është bërë keq dhe shumë keq.

"Prandaj kur ndërkombëtarët bashkojë zërin e tyre me opozitën dhe kërkojnë hetimin e zgjedhjeve,menjëherë pa vonesa, kjo bëhet dhe mund të bëhet vetëm nëpërmjet hapjes së kutive.

Nuk mund të flitet për shumicë të opozitës në komisionin hetimor, kur kësaj shumice i mohohet apriori kërkesa për hapjen e kutive! Sipas kësaj logjike absurde do të thotë, zbatoni ligjin jo ashtu siç është, por ashtu siç dua ta shkelë unë, gjë që e ka bërë disa herë edhe shumica e qeverisë në KQZ!

Ne përsërisim edhe njëherë qëndrimin e Partisë Socialiste dhe të grupit të saj parlamentar, se nuk mund të ketë zgjidhje të krizës së rëndë parlamentare pa dialog serioz, se nuk mund të ketë dialog real pa hetimin e plotë të zgjedhjeve dhe nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa hapjen e kutive ku të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët të shohin me transparencë të plotë të vërtetën e 28 qershorit" përfundoi deputeti socialist.

k.k/NOA

KOMENTE