Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Garda e Republikës dhuron para për banorët e dëmtuar nga përmbytjet
English

Garda e Republikës dhuron para për banorët e dëmtuar nga përmbytjet

Tiranë, 21 janar NOA - Garda e Republikës ka shprehur sot solidaritetin me banorët që u dëmtuan dhe u shpërngulën nga përmbytjet që ndodhën në disa zona të Qarkut të Shkodrës dhe të Lezhës.

Pikërisht në kuadër të këtij solidariteti, efektivat e Gardës së Republikës kanë derdhur vullnetarisht kontribute (vlerë monetare) në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga përmbytjet.

Kontributi financiar i mbledhur nga dhurimet vullnetare të efektivave të Gardës së Republikës për familjet e dëmtuara nga përmbytjet është në vlerën 2 363 100 lekë.

Ky kontribut financiar është derdhur në llogarinë speciale "Kontribut vullnetar për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të Qarkut Shkodër dhe Lezhë".

k.k/NOA

KOMENTE