English

Ideja e re e Mançinit, është Mutu

Londër, 21 Janar NOA - Vazhdon merkato për ekipin e Manchester City ku së fundmi tekniku italian Roberto Mançini kërkon një sulmues dhe ideja e tij e re është lojtari i Fiorentinës, Adrian Mutu.

Ky lojtar është simpatizuar gjithmonë nga tekniku italian dhe tashmë ai kërkohet nga ai si një përforcim për ekipin e City.

Për këtë çështje ka folur dhe vetë agjenti i lojtarit, Giovanni Becalli i cili ka thënë se deri në këto momente nuk ka patur kontakte me ekipin anglez por asnjëherë nuk mund t'i thuash jo një ekipi të tillë dhe çdo gjë do të shihet me kalimin e kohës.

Mund të thuhet se kjo marrëveshje është mjaft e vështirë të arrihet pasi lojtari është i kënaqur tek Firentina dhe vetë klubi i Fiorentinës nuk mund të pranojë për këtë gjë pasi për momentin ata janë të përqendruar tek objektivat e tyre të cilat janë finalja e Kupës së Italisë dhe kualifikimi në kupat e Evropës.

r.b/NOA

KOMENTE