Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një vit i suksesshëm për FSK-në
English

Një vit i suksesshëm për FSK-në

Prishtinë, 21 janar NOA - Me aktivitete të ndryshme ka filluar të shënohet 1-vjetori i ditës zyrtare të themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK).

Sot që nga ora 10:00 deri në ora 14:00, në të gjitha kazermat e FSK-së anembanë Kosovës, do të jetë ditë e quajtur "DITA E HAPUR" për të gjithë qytetarët e interesuar. FSK-ja bën të ditur se në të gjitha kazermat e FSK-së do të ketë pritje të organizuar; njoftim për misionin e përcaktuar me ligj, mbi të arriturat njëvjeçare, demonstrim të shkathtësive të ndryshme, si dhe prezantim të pajisjeve dhe personelit në vende të caktuara për këtë ditë. Qytetarët që do të vizitojnë kazermat e FSK-së në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do të kenë mundësinë që të informohen për gjërat që ju interesojnë në lidhje me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Po ashtu sot ka filluar edhe Fushata për Rekrutim të ri në FSK nga kontingjenti civil.

h.i/NOA

KOMENTE