English


Premiera shqiptare e Aleksandër Vezulit dhe koreanes Song Se Jim, në Akademinë e Arteve

Tiranë, 21 janar NOA - Orkestra e RTSH-së do të rinisë koncertet e sezonit 2010, sot në mbrëmje ora 19.00, në Akademinë e Arteve me koncertin e pianistes koreane Song Se Jim.

Në këtë mbrëmje Se Jin do të interpretojë pjesët: "Koncert për piano nr 5, opera 33" nga Bethoven, "Simfonia nr 2, op.43" Sibelius dhe premierën shqiptare të kompozitorit Aleksandër Vezuli "Vallja shqiptare nr.1 për Simfoni dhe Orkestër". Dirigjent i koncertit Jetmir Barbullushi, ndërsa udhëheqës artistik është Oleg Arapi.

Koncerti i mbrëmjes do të bashkojë sot tingujt shqiptarë dhe ato të klasikëve në një interpretim nga koreania Song Se Jim. Kompozitori Aleksander Vezuli, i cili vjen në këtë koncert me premierën shqiptare "Vallja shqiptare nr 1 për Simfoni dhe Orkestër" nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Ai ka shkruar rreth 9 vepra klasike midis të cilave Vallet Shqiptare Nr.1, Nr.2, Rapsodinë Shqiptare etj. Është pranuar si anëtar kompozitor në Shoqatën Belge (SABAM ) dhe atë Amerikane (ASCAP në vitin 1998).

Në vitin 2002 në Televizionin Kombëtar të Belgjikës transmetohet muzika "Elefanti tek dentisti". Në vitin 2003, Chamber Symphony Players of the Berkshires luajti në skenë ( në Hudson, Neë York), Albanian Dance No.1 & No.2, riorkestruar nga autori për orkestër dhome. Këtë aktivitet e pasqyroi gazeta "Troy" e New York-ut.

Vazhdon të jetojë dhe të punojë në New York.

Koreania Son Se Jin lindi në Seul të Koresë së Jugut në vitin 1981. Filloi të luajë në piano që në moshën 5- vjeçare. Në vitin 1992 vazhdoi studimet në Shkollën Qendrore Muzikore pranë Konservatorit "Tchaikovsky" të Moskës. Pas mbarimit të shkollës, Song Se Jin vazhdon studimet në Konservatorin "Tchaikovsky" të Moskës. Pas mbarimit të konservatorit, kryen edhe Master-in pranë këtij konservatori. Eshtë laureate e çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Ka luajtur dhe vazhdon të luajë me sukses të madh koncerte në vende të ndryshme të botës si: Rusi ( në veçanti në Moskë), ne SH.B.A. në Francë, Gjermani, Angli, Spanjë, në Korenë e Jugut etj. Duke filluar nga viti 2007 Song Se Jin është anëtare e përhereshme e jurisë të konkursit të muzikës sllave në Moskë.

Aktualisht jep mësim në Universitetet "Pai Tcai" dhe "Nazaret", si dhe në Shkollën e Lartë të Artit në Seul të Koresë së Jugut.

m.s/NOA

KOMENTE