Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama inspekton punimet: Lapraka do transformohet rrënjësisht
English

Rama inspekton punimet: Lapraka do transformohet rrënjësisht

Tiranë, 21 janar NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka inspektuar sot punimet për "Rikualifikimin Urban të hapësirës në të dy krahët përgjatë rrugës "Lord Bajron". Kjo rrugë bën pjesë në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 11, konkretisht në lagjen e Laprakës.

"Ky është një nga ato transformime që flasin vetë. Është një transformim rrënjësor i kësaj lagjeje të vjetër të Tiranës që njëkohësisht është një lagje e shtuar me shumë familje të ardhura në Tiranë dhe jam besimplotë se kjo hapësirë e re publike i jep mundësi të gjithë këtij komuniteti, që të ketë një jetë sociale dhe që çon më përpara integrimin e kësaj periferie brenda vetes dhe njëkohësisht edhe me Tiranën, si një premtim i mbajtur, por njëkohësisht edhe si një model zhvillimi që do të shtrihet në çdo cep të kësaj periferie, ashtu si në të gjitha periferitë edhe në blloqet ku jetojnë banorët e tjerë të qytetit, në të gjithë territorin e Tiranës" tha Rama.

Projekti i rehabilitimit konsiston në rikualifikimin e hapësirave urbane, pajisjen e segmentit të rrugës me elementë të mobilimit urban me karakter çlodhës, argëtues dhe tregtar, pajisjen me elementë të ndriçimit përgjatë trotuarit dhe në hapësirat përkatëse,

elementë të gjelbërimit, pemë të larta 4-5 metra, të sistemuara në të dy krahët e saj si dhe një brez të dytë me pemë përgjatë aksit rrugor, i cili krijon hapësirën çlodhëse që shoqërohet edhe me elementë të mobilimit urban, parkimet, një element i rëndësishëm i projektit, janë konceptuar jo përgjatë rrugës kryesore, por të futura në xhepat e krijuar, duke lejuar kështu qarkullimin e lirshëm të automjeteve.

Po ashtu, në të dy krahët e rrugës "Lord Bajron" është ndërhyrë edhe në hapësirat publike midis pallateve, të cilat kanë nevojë për rikualifikim. Në të gjitha këto zona do të përfshihen elementët çlodhës urbanë, gjelbërim me pemë, stola por edhe hapësira me karakter argëtues e lojëra për fëmijë, duke bërë që kjo hapësirë publike të kthehet në shërbim komunitetit.

k.k/NOA

KOMENTE