Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandali i blackout-it në stadium, policia nis zyrtarisht hetimet për OSSH
English

Skandali i blackout-it në stadium, policia nis zyrtarisht hetimet për OSSH

Skandal në stadium me Realin e Madridit

Ndeshja, minutë pas minute

MTKRS: Blackout, shkaktar ishte OSSH

Konfirmohet se "janë shoqëruar në ambientet e policisë, punonjës të Qendrës Sportive SH.A si dhe punonjës të OSSH, të cilët po pyeten në lidhje me shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium teksa luhej ndeshja Gramozi i Ersekës dhe Real i Madridit"

Tiranë, 21 Janar NOA -

Nisin zyrtarisht hetimet, në lidhje me incidentin e krijuar në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" Tiranë, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit ndërmjet ekipeve Gramozi i Ersekës dhe Real i Madridit.

Lajmi konfirmohet për agjencinë NOA nga Drejtoria e Policisë së Qarku Tiranë e cila tha në orët e para të së Enjtes se për sqarimin e rrethanave të ngjarjes është formuar një grup hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore, Ekspert Kriminalist dhe Ekspertë të tjerë, i cili po kryen hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Deri tani, është kryer një këqyrje e pjesshme e vendit të ngjarjes, këqyrje e cila do të vazhdojë ditën e sotme më datë 21 janar 2010.

Konfirmohet se janë shoqëruar në ambientet e policisë, punonjës të Qendrës Sportive SH.A si dhe punonjës të OSSH, të cilët po pyeten në lidhje me shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium.

Policia tha se është bërë e mundur, sekuestrimi i të gjithë dokumentacionit përkatës dhe i korrespondencës mbi organizimin e kësaj ndeshjeje.

Ndërkohë që është informuar, Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë. Policia tha se mbi ecurinë e hetimit për këtë ngjarje, do të ketë informacion të mëtejshëm.

Më herët, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, zbardhi publikisht një dokument që tha se provon fajësinë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH në skandalin e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Për më shumë mbi akuzat e Xhaferrajt dhe dokumentin, klikoni këtu: MTKRS: Blackout, shkaktar ishte OSSH.

Raportin e plotë lidhur me ngjarjen mund ta gjeni këtu.

Kurse mund të gjeni dhe informacionin për ndeshjen, minutë pas minute.

e.r/NOA

KOMENTE