English

Suedia do të hapë ambasadë në Kosovë

Prishtinë, 21 janar - Qeveria e Suedisë do t'i avancojë në ambasada misionet e saj diplomatike në Kosovë, Shqipëri, Gjeorgji dhe Moldavi. "Ne duam të jemi atje ku më së miri mund të shfrytëzohen mjetet tona, t'i shfrytëzojmë resurset për ta forcuar praninë e Suedisë në një numër vendesh", thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, qeveria njoftoi se do t'i mbyllë gjashtë ambasada tjera, pesë nga të cilat në vendet e BE-së, Bullgari, Irlandë, Luksemburg, Sllovaki dhe Slloveni, transmeton DPA. "Në kuadër të bashkëpunimit ekzistues mes vendeve anëtare të BE-së, ka mundësi për forma të reja të kontakteve dypalëshe në të ardhmen", tha ministri i Jashtëm, Karl Bildt i cituar nga RFE.

KOMENTE