Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vret me thikë një italian, kapet i riu shqiptar
English

Vret me thikë një italian, kapet i riu shqiptar

Borgo San Lorenzo, - Firence 22 Janar NOA - Një emigrant shqiptar akuzohet se ka ekzekutuar me armë të ftohtë një adoleshent italian të cilit i ka marrë jetën me thikë ne zemër dhe është arrestuar duke iu fiksuar dhe data e nisjes së procesit gjyqësor.

Korrespondenti i agjencisë NOA informon se shqiptari 21 vjeçar Fation Dine do të gjykohet në ditët në vazhdim pasi është i dyshuari i vetëm se ka vrarë një shtetas italian 18-vjeçar, me emrin Leonardo Rusciano, duke e goditur atë me një thikë.

Gjithçka ka ndodhur më 21 gusht 2009, në Borgo San Lorenzo ku ka qenë një grindje e cila ka filluar midis shqiptarit dhe dy shtetasve italianë.

Por më pas 21 - vjeçari Dine i ka sulmuar me një thikë duke e goditur në zemër viktimën 18 vjeçar Leonardo Rusciano dhe shokun e tij e la të plagosur në krahë.

Në fillim Dine u arrestua nga policia me akuzën e tentimit për vrasje por më pas kur u pa se Leonardo Rusciano i cili ndodhej në spital u nda nga jeta, akuza për të ndryshoi dhe u bë vrasje e dhunshme me qëllim.

Kjo gjë ndryshoi dhe në drejtim të italianit tjetër ku shqiptari u akuzua për tentim për vrasje ndaj policia tha se u vendos masa e arrestit në burg.

Akuza tepër të rënda këto në drejtim të Fationit i cili për këtë gjë do të gjykohet dhe tashmë është vendosur dhe data e seancës së parë e cila do të jetë më 23 shkurt 2010.

Vendimin e konfirmoi pasditen e së enjtes, gjyqtarja e Tribunalit të Firences, Maria Grazia Riccucci.

r.b/NOA

KOMENTE