English

Ferrari, Ranieri thumbon Blanc

Itali, 22 Janar NOA - Jemi në prag të supersfidës të së shtunës mbrëma asaj midis Juventus dhe Romës, ku Ranieri tranieri i ekipit të kryeqytetit Italian, është shprehur përpara mediave për këtë ndeshje.

Ai nuk ka lënë pa sulmuar presidentin e Juventus, Blanc për të cilin ka thënë "Në qoftë se më pushoi mua sepse më donte të mirën, atëherë Ferrarës kërkon t'i bëjë keq", - kanë qenë fjalët e tij thumbuese në drejtim të presidentit të klubit Juventin.

Krahas saj ai ka folur dhe për ndeshjen ku ka thënë se është një ndeshje mjaft e vështirë ku Juventus po kërkon ta fitojë atë e të kthehet në një vazhdimësi rezultatesh pozitive gjë që i mungon prej kohësh.

Për sa i përket zërave të merkatos në drejtim të lojtarit të tij Daniele De Rossi ai ka thënë, "Nuk do ta shisja atë lojtar as për 80 milionë euro".

Në drejtim të ekipit të atij ai ndihet mjaft i motivuare ka thënë se tashmë ata ndodhen në zonën Champions League dhe kërkojnë të mbeten atje pasi ky është dhe një ndër objektivet e skuadrës për këtë sezon.

r.b/NOA

KOMENTE