Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moratti kritikon Lippin për mungesën e vizitës së tij
English

Moratti kritikon Lippin për mungesën e vizitës së tij

Milano, 22 Janar NOA - Presidenti i Interit, Massiomo Moratti ka kritikuar haptas teknikun e përfaqësues Italiane Marçelo Lippi.

Në një intervistë që ai ka dhënë në mediat italiane është shprehur: "Mungesa e vizitës së Lippit në "Apiano Gentile" më është dukur një lëvizje e gabuar. Në ekipin tonë ndodhen disa lojtarë të përfaqësues italiane por edhe pse janë të paktë siç ka thënë vetë ai ata kanë mbetur mjaft të indinjuar nga ky xhest i trajnerit të tyre".

Duke parë që trajneri Marçelo Lippi ka vizituar, krahas ish-ekipit të tij Juventus dhe ambientet e klubit të Milanit një javë para derbit të Milanos, Moratti ka thënë se kjo lëvizje politike siç e ka quajtur ai, nuk duket e drejtë në drejtim të skuadrës së tij pasi është një motivim më shumë për lojtarët kuq e zi në këtë ndeshje.

Për sa i përket derbit ai ka thënë se është një ndeshje mjaft e vështirë pasi për momentin ato janë dy ekipet më të mira në kampionatin italian dhe për lojtarin që mund të bëjë diferencën në këtë ndeshje ka thënë se është pikërisht braziliani, Ronaldinho.

r.b/NOA

KOMENTE