English

Policia kap dy të shpallur në kërkim, njëri fshihej te i vëllai, tjetri në shtëpi me qera

Tepelenë, 22 janar, NOA - Forcat e policisë së Tepelenës kanë mundësuar kapjen në flagrancë të dy personave të cilët figuronin si të shpallur në kërkim prej tyre.

Lajmi i konfirmuar prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA bën me dijeni se njëri prej tyre ishte strehuar në fshatin Nivicë të Tepelenës në banesën e vëllait të tij. Ai është 49-vjeçari Maksim Zana, i lindur në këtë fshat dhe banues në Skelë të Vlorës, i cili është i shpallur në kërkim për veprën penale të "Vrasjes me dashje mbetur në tentativë".

Kjo pasi dy javë më parë, pas një grindje për motive banale me dy persona të tjerë, ka marrë një palë gërshërë dhe një levë hekuri duke i goditur ata në bark dhe kokë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Ndërkaq, personi i dytë i ndaluar prej forcave të policisë së Gjirokastrës ka qenë edhe një tjetër i cili i shpallur në kërkim për veprën penale të "Vjedhjes" dhe që rezultonte i strehuar në lagjen Grehot të këtij qyteti.

Ai quhet Spartak Çunaj dhe është 38-vjeçar, lindur në Vlorë dhe me banim të përkohshëm në Gjirokastër. Para dy vitesh, ky person ka vjedhur me thyerje një banesë dhe më pas është larguar duke u fshehur në Gjirokastër.

n.e/NOA

KOMENTE