Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Fundi i bojkotit, në dorë të Berishës
English

PS: Fundi i bojkotit, në dorë të Berishës

Tiranë, 22 Janar NOA - Partia Socialiste deklaroi sot se fundi i bojkotit dhe rikthimi i deputetëve të saj në Parlament varet nga lëvizjet e kryeministrit. Për të folur mbi këtë argument, në emër të PS, doli sot para mediave deputetja dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë të kësaj partie, Arta Dade.

Ajo vlerësoi se Berisha vazhdon të fshihet pas të pavërtetave me vendime gjykatash për të na treguar se nuk ka ndërmend të bëjë asgjë për t'i dhënë fund krizës së rëndë politike, ekonomike dhe sociale ku është zhytur vendi.

Kurse tha në emër të Partisë Socialiste se "misioni ynë është rivendosja e demokracisë, në thelb të së cilës qëndron e drejta e një populli për të vendosur përmes votës së lirë dhe të patjetërsueshme".

Këtu, Dade paralajmëroi se "derisa kjo e drejtë të rivendoset, Partia Socialiste do të përdorë çdo mjet dhe mënyrë demokratike për të mos lejuar degradimin e mëtejshëm të një shtetit në shërbim të pushtetit".

Ne nuk mund të lejojmë, - tha Dade, - që institucionet e pavarura të kthehen në instrumente të një kryeministri që qëndron në pushtet falë votave te vjedhura.

"Është pikërisht ky degradim i thellë i shtetit që burimin e ka tek mosrespektimi i lirisë dhe të drejtës së një populli për të zgjedhur, që ka sjellë më shumë se tre fatkeqësi dhe katastrofa për shqiptarët në më pak se 20 muaj", deklaroi deputetja socialiste.

Sipas saj, Shqipëria është në krizë dhe në këtë mënyrë është artikuluar dhe nga ndërkombëtarët.

"Nuk është bojkoti që krijon krizën, por kriza që sjell bojkotin. Bojkoti tashmë është në dorë të Sali Berishës. Kërkesa jonë është e thjeshtë: Shumicën në një komision hetimor parlamentar, të pakushtëzuar në objektin e hetimit, që përfshin hetimin e kutive së bashku me materialet zgjedhore, për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit", - theksoi Dade.

Ajo konsideroi se "pa u garantuar e drejta e votës nuk mund të ketë demokraci në Shqipëri dhe siguroi se "për të risjellë demokracinë në këtë vend, ne do të përdorim çdo rrugë demokratike, pa lënë dhe protestat dhe nuk do të pranojmë të bëhemi pjesë e dekorit në kutinë e mbyllur të parlamentit të Berishës dhe Topallit".

e.r/NOA

KOMENTE