English

Qeveria: Ppërpjekje për suksesin e biznesit social në vend

Tiranë, 22 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë sot në Workshopin "Lëvizja gjithëpërfshirëse e biznesit social në Shqipëri", iniciuar nga qeveria shqiptare dhe Grameen Creative Lab.

Kryeministri Berisha vlerësoi inicimin e lëvizjes gjithëpërfshirëse të biznesit social në Shqipëri dhe falënderoi Grameen Creative Lab dhe Nobelistin e njohur profesor Mohammad Yunus, për pranimin e ftesës për të shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Duke u ndalur në luftën e madhe kundër varfërisë në vend, Berisha theksoi se Shqipëri ka një rekord të shkëlqyer në luftën kundër varfërisë dhe sipas statistikave të fundit, varfëria është rreth 12 për qind, ndërkohë që varfëria ekstreme ka pasur një rënie edhe më të madhe.

Por, sipas kreut të qeverisë, sërish këto shifra janë realisht shqetësuese dhe harta e varfërisë në këtë vend zvogëlohet me shumë vështirësi.

Në këtë drejtim, ai shprehu besimin se bashkëpunimi me Grameen Creative Lab dhe zhvillimi i biznesit social në Shqipëri, do të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e varfërisë.

Ndërsa themeluesi i Grameen Creative Lab, Hans, theksoi se kontributi i tyre në Shqipëri do të konsistojë në ndryshimin e cilësisë së jetës në familjet shqiptare, duke u ofruar mundësi për lehtësimin e jetesën së tyre.

k.k/NOA

KOMENTE