Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i OKB: Rritja ekonomike në vitin 2010, i takon vetëm Azisë
English

Raporti i OKB: Rritja ekonomike në vitin 2010, i takon vetëm Azisë

Uashington, 22 janar, NOA - Rritja ekonomike në vitin 2010, i takon kontinentit të Azisë dhe as Evropës, e as Amerikës. Kështu bëhet me dijeni në raportin më të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili merr në shqyrtim treguesit e pritshëm të ekonomisë botërore gjatë vitit të në cilin kemi hyrë. Sipas tij, Kombet e Bashkuara parashikojnë një rritje globale prej 2.4 % gjatë vitit 2010 me Azinë Lindore dhe Jugore, rajone këto të cilat sipas këtij raporti, kanë për të qenë në krye të kësaj rritje.

"Në Hong Kong ne kemi shpenzuar gati 11.2 miliardë dollarë në masa stimuluese për ekonominë. Kjo shumë është ekuivalente me gati 5.2 % të GDP-së. Kemi ndërmarrë hapa të jashtëzakonshme për të garantuar depozitat bankare, mbështetjen e biznesit të mesëm dhe të vogël si dhe dhënien e kapitalit shtesë në sektorin bankar nëse kërkohet", thuhet në raportin e OKB-së lidhur me një fakt të tillë.

Kina rezultoi me një rritje ekonomike prej 10.7 % në tremujorin e fundit të 2009-ës, por qeveria qysh atëherë ka ulur dhënien e kredive për të ulur inflacionin dhe për të ngadalësuar një ekonomi të mbinxehtë.

Në kontrast, Japonia ka shqetësim deflacionin dhe kërkesa e ulët mund ta çojë ekonominë përsëri në recesion.

Ndërkaq, raporti i OKB-së citon se Shtetet e Bashkuara dhe 16 vende të Eurozonës mund të presin rritje modeste por të vazhdueshme edhe pse papunësia mbetet kritike gjatë këtij viti.

n.e/NOA

KOMENTE