Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reali hidhet në sulm për De Rosin
English

Reali hidhet në sulm për De Rosin

Madrid, 22 Janar NOA - Reali i Madridit ka shfaqur gjithnjë një interes për lojtarin mesfushor të Romës Daniele De Rosi. Sipas të përditshmes spanjolle "As" ekipi madrilen është hedhur sërish në sulm për këtë lojtar.

Behet fjalë pikërisht gjatë ardhjes së ekipit të Realit në Tiranë kur presidenti i klubit të "Los Blancos" ka takuar Ernesto Bronzetin i cili është gjithmonë në kontakt me tratativat e merkatos italiane, duke i thënë atij të japë një shtysë të vërtetë për këtë marrëveshje e cila ka si qëllim të çojë De Rosin, vitin e ardhshëm tek ekipi i Realit.

Duket se Roma do të vihet në një pozitë të vështirë përballë ofertave të Florentino Perez ku ai mund të japë një shumë e cila do të variojë nga 30 deri në 35 milionë euro për blerjen e lojtarit.

Reali kërkon që De Rosin së bashku me lojtarin e Bajernit, Frenk Ribery dhe të riun spanjoll Canales t'i ketë sezonin e ardhshëm në ekip dhe mendohet se kjo do të jetë pjesa e dytë e blerjeve të rëndësishme të Realit pas atyre që kreu për këtë sezon.

r.b/NOA

KOMENTE