Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthimi cisternës në Fushë-Krujë, arrestohet presidenti i firmës
English

Shpërthimi cisternës në Fushë-Krujë, arrestohet presidenti i firmës

Fushë-Krujë, 22 janar NOA - Policia arreston presidentin e firmës "Makaresh sh.p.k" prodhim inertesh, Qamil Babasi. Arrestimi i 43-vjeçarit Babasi u krye pasi akuzohet për veprën penale të "shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë".

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në vendin e quajtur Makaresh të qytetit të Krujës e pikërisht tek qendra e punës së Frontojes së prodhimit të inerteve me pronar, në një gropë betoni që përdoret për riparim mjetesh mekanike.

Punëtori 58-vjeçar Ali Jonuzi u plagos fatalisht në kohën po saldonte një cisternë (depozitë për mbajtje nafte).

Gjithçka erdhi kur u krye një plasje si pasojë e së cilës ka gjetur vdekjen Ali Jonuzi, banues në Thumanë të Rrethit Krujë, me profesion saldator, i punësuar tek firma Makaresh SH.P.K. Krujë.

Nën drejtimin e Prokurorit dhe në bashkëpunim me specialistë antieksploziv u bë kryerja e veprimeve të para hetimore në vendin e ngjarjes nga tërësia e të cilave u konkludua për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në pune.

k.k/NOA

KOMENTE