Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmuesit të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë
English

"Sulmuesit të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë"

Prishtinë, 22 Janar NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut evidentoi sot faktin se pesë persona të pakënaqur me ritet fetare që praktikohen, sipas rregulloreve të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), në xhaminë e Tunelit të Parë në Komunën e Mitrovicës, kanë sulmuar fizikisht imamin e kësaj xhamie, Hamit Kamberi, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe në qafë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) tha se e dënon ashpër këtë sulm dhe - posaçërisht duke e pasu parasysh se imami Hamit Kamberi ka deklaruar se i njeh personat që e kanë sulmuar - kërkon nga organet e rendit dhe drejtësisë në Kosovë që kryerësit e këtij sulmi primitiv të arrestohen sa më parë dhe të vihen para drejtësisë.

"Po ashtu, KMDLNj kërkon edhe një herë që të zbulohen dhe të arrestohen e të vihen para drejtësisë personat e maskuar që më 30 nëntor 2008 patën sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij Xhabir Hamitin, Kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ejup Krasniqin, bibliotekist i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë", - deklaroi Behxhet Shala, Drejtor Ekzekutiv i KMDLNj-së.

a.b/NOA

KOMENTE