English

Tenton të largohet drejt Italisë, kapet në Portin e Durrësit i kërkuari

Durrës, 22 janar NOA - Një 18-vjeçar i kërkuar për vjedhje është kapur dje nga policia teksa tentonte të largohej drejt Italisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë së Portit të Durrësit kanë arrestuar dje 18-vjeçarin Leon Kina lindur dhe banues në Gradishtë të Lushnjes.

Adoleshenti u kap në terminalin e pasagjerëve të Portit të Durrësit në momentin që ka paraqitur para punonjësve të Policisë Kufitare pasaportën me gjeneralitetet e tij.

Leon Kina është shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Rrethit Lushnje, më datë 8 maj të vitit të kaluar ka lëshuar urdhër ndalimi për të pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes.

k.k/NOA

KOMENTE