Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Digjet brenda shtëpisë foshnja 1-vjeçare
English

Digjet brenda shtëpisë foshnja 1-vjeçare

Skënderaj, 23 janar NOA - Një foshnje e gjinisë femërore, një vjeçare, raportohet të ketë humbur jetën si rezultat i shpërthimit të zjarrit në një shtëpi private në fshatin Kllodernicë të Skenderajt.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur dje rreth orës 12:45 ndërsa policia ishte informuar dhe reaguar në vendngjarje, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Policia tha se është njoftuar se në një shtëpi të lagjes Hajdaraj, të fshatit Kllodernicë, e cila ishte përfshirë në zjarr, një foshnje një vjeçare ka humbur jetën si rezultat i zjarrit.

Në vendngjarje kanë reaguar edhe njësitë e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zgjerimin e zjarrit ndërsa është konfirmuar se një foshnje është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë.

Ekspertë të pavarur për përcaktimin e shkaktarit të zjarrit kanë dalë në vendngjarje gjithashtu ndërsa pritet që ekzaminimin e vendit të ngjarjes në kërkim të shkaktarit të zjarrit ta kryej edhe një njësi e specializuar nga KEK-u Prishtinë.

Trupi i pajetë e foshnjës, me autorizim të prokurorit publik është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.

Deri në këto momente nuk dihet për shkaktarin e zjarrit ndërsa autoritetet e Kuvendit Komunal në Skenderaj kanë intervenuar për të strehuar familjen Hajdari, e cila është përballur me pasojat e zjarrit.

a.b/NOA

KOMENTE