Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabisin në rrugë duke u shtirur se iu shpua goma
English

Grabisin në rrugë duke u shtirur se iu shpua goma

Trieste, 24 Janar NOA - Çdo gjë niste me një justifikim për të ndaluar një autoveturë të rastit në autostradë e më pas banda me origjinë shqiptaro - kosovare arrinte t'i merrte viktimave objekte me vlerë, para dhe në disa raste dhe autoveturën e tyre.

Ka zgjatur deri në ditën e sotme kjo veprimtari e jashtëligjshme e autorëve pasi ata janë arrestuar nga policia e Triestes ku bëhej fjalë për rreth 13 persona të gjithë me origjinë nga Shqipëria e Kosova.

Ata gjenin një justifikim banal ku kërkonin një informacion ose hiqeshin sikur goma e autoveturës së tyre ishte e shpuar dhe kërkonin ndihmë nga autoveturat e tjera të cilat kalonin pranë tyre.

Menjëherë viktimat bëheshin pre e kësaj bande e cila më pas plaçkiste çdo gjë me vlerë që ndodhej.

Pas arrestimit që u bë nga karabinierët vendas të Triestes në një kontroll që iu bë u gjendën bizhuteri ari të cilat kishin një vlerë prej 100 mijë eurosh, një sasi prej 20 mijë eurosh dhe tre autovetura të cilat dyshohet se i kanë vjedhur gjatë veprimtarisë së tyre të jashtëligjshme.

r.b/NOA

KOMENTE