English

Grabitet një filial i postës

Ohër, 23 Janar NOA - Një person i armatosur në orët e hershme të mëngjesit ka grabitur filialin e "Postave të Maqedonisë" në Ohër.

Sipas njoftimeve policore, grabitja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, kur pas hapjes së filialit, rrëmbyesi i armatosur nën kërcënimin e armëve ka grabitur paratë.

Ekipet policore po kryerjen ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe është në kërkim të grabitësit, raporton INA e cila citon burime nga Ohridnews.

KOMENTE