English

Hyseni në OKB: Serbia mos ndërhyjë më tek ne

Nju Jork, 23 janar, NOA - Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, gjatë raportimit të mbrëmshëm në mbledhjen e posaçme për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kërkoi publikisht që Serbia të mos ndërhyjë më në punën e institucioneve të Kosovës. Në fjalën e tij, ai nënvizoi se Kosova ka vazhduar me ndërtimin e institucioneve dhe se është e zonja t'ia dalë vetë, pa ndërhyrjen e serbëve.

Ndërkaq, kreu i UNMIK-ut Lamberto Zannier në raportin e tremujorit për zhvillimet në Kosovë, theksoi se në këtë vend gjendja paraqitet e qetë, por e brishtë dhe veçanërisht në veri ka tensione.

Nga ana tjetër gjatë fjalës së tij presidenti serb Boris Tadiç paralajmëroi prej pasojave të asaj që e quajti zgjidhje finale për veriun e Kosovës që ka si qëllim të zbatojë me forcë planin Ahtisaari për të gjithë territorin.

Në raportin e fundit të lëshuar nga Seketari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkara, thuhet se ndërkohë që tensionet kanë rënë dukshëm në veri të vendit, ende vazhdojnë të ndodhin incidente në Mitrovicën veriore, që është një shkak për t'u shqetësuar.

n.e/NOA

KOMENTE