English

Premier League, United poker me Hull City

Londër, 23 Janar NOA - Është luajtur një ndër ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit anglez të Premier League ku Manchester United ka shkatërruar ekipin e Hull City ku ka fituar e rezultatin 4 me 0 kundrejt tyre.

Për këtë poker golash ka menduar sulmuesi anglez Wane Rooney i cili e ka hapur këtë seri golash që në minutën e 8 të ndeshjes dhe e ka përfunduar 10 minuta para përfundimit të saj.

Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për ekipin e Manchester United ku ekipi i Sir Alex Ferguson me këtë tre pikësh është ngjitur në vendin e parë me 50 pikë duke lënë prapa Çelsin dhe Arsenalin.

Duhet thënë që kjo gjë mund të zgjasë deri në mesjavë atëherë ku këto dy ekipe do të luajnë dhe ndeshjet e tyre të prapambetura ku respektivisht Arsenal e Çelsi do të përballen me Aston Vila e Birmingham.

r.b/NOA

KOMENTE