Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Kodheli: Përmbytjet, shteti që funksionon me sms
English

PS, Kodheli: Përmbytjet, shteti që funksionon me sms

Tiranë, 23 Janar NOA - Në shtypin shqiptar është publikuar një tjetër shkresë, që Partia Socialiste tha sot se vërteton edhe njëherë, se katastrofa që përmbyti qindra familje shkodrane, që zhyti nën ujë mijëra hektarë tokë, që krijoi dëme të pallogaritshme në banesa, të mbjella, gjë të gjallë, nuk ishte një katastrofë natyrore, por ishte kryekëput një përmbytje e shkaktuar nga papërgjegjshmëria, paaftësia dhe korrupsioni i qeverise Berisha.

Mimi Kodheli, deputete e PS, tha sot në një dalje për mediat, se në datën 7 Janar, drejtori i përgjithshëm i KESH, përmes një letre zyrtare me numër protokolli 89, i kërkon Ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti që urdhrat dhe masat e dhëna nga kjo ministri të bëheshin tashmë në rrugë zyrtare dhe jo më përmes telefonit apo sms-ve, në mënyrë që këto urdhra të ishin të zbatueshme. Një turp i madh, i shkruar në letër, e zezë mbi të bardhë.

"Në kulmin e emergjencës, teksa uji vërshonte nga digat duke përmbytur dhe përparuar gjithmonë e më shumë në zonën e Shkodrës, qeveria shqiptare jo vetëm ishte e vonuar në masat e marra, por ishte dhe në kundërshtim me ligjin në urdhrat që lëshonte", - deklaroi Kodheli.

Sipas saj, Shkodra u përmbyt pasi kjo qeveri nuk zbatoi ligjin dhe nuk zbatoi rregulloren. Përmbytja, sikundër kemi provuar ditë pas dite, ishte plotësisht e shmangshme.

"Prurjet nuk ishin nga ato që vinin një herë në 100 vjet, siç pretendon Berisha, por prurje normale, të cilat ndodhin çdo dy vjet. Reshjet dhe temperaturat e motit, ishin lehtësisht të parashikueshme, të paktën një javë përpara se të ndodhte katastrofa", - foli me gjuhë teknike Kodheli.

Sipas deputetes socialiste, kjo qeveri, u tregua e paaftë: "Ministri përgjegjës, në kulmin e emergjencës braktisi detyrën, për të festuar gjetke. Ndërsa gjatë periudhës së tmerrit për shkodranët, kaosi mbretëronte në strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës. Rregullore të shkelura dhe urdhra të lëshuara në kundërshtim me ligjin dhe jo në rrugë zyrtare. Një shtet i tërë që funksionon me sms, edhe në raste krizash, dhe ne raste emergjencash".

e.r/NOA

KOMENTE