Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezart Taçi flet për blerjen e ekipit të Romës
English

Rezart Taçi flet për "blerjen e ekipit të Romës"

Itali, 23 Janar NOA - Mediat italiane kanë folur sot mbi blerjen e mundshme të ekipit të Romës nga biznesmeni i njohur shqiptar Rezart Taçi ndërsa është cituar edhe përgënjeshtrimi i interesimit të miliarderit siç cilësohet ai, për marrjen në pronësi të klubit të Romës.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur mediat italiane ku ai për to ka thënë "është diçka e sajuar dhe nuk është aspak e vërtetë, nuk jam i interesuar për blerjen e klubit të Romës", - është shprehur Taçi.

Një deklaratë e drejtpërdrejtë kjo e Reazart Taçit i cili e ka mohuar një gjë të tillë. Kujtojmë se petrolieri shqiptar ka treguar dhe një interes për klubin e Bolonjës ku vitin e shkuar ai ishte pothuajse pronari i saj por tërheqja e tij erdhi vetëm në fund të kësaj marrëveshje.

Lajmin për marrjen e ekipit të Romës e bëri të ditur e përditshmja spanjolle "As" kur Taçi organizoi miqësoren me Realin në Tiranë pasi e kishin parë atë të takonte Ernesto Bronzetin.

Për këtë gjë ai është shprehur, "jam takuar me Bronzetin por asnjëherë nuk kemi folur për këtë çështje dhe interesimi për Romën është një gjë që e përgënjeshtroj kategorikisht", - ka përfunduar ai në një deklaratë të cituar nga Tuttomercato.

r.b/NOA

KOMENTE