English

Rimini, shqiptari, trafik kokaine me rumunen

Rimini, 23 Janar NOA - Një i ri shqiptar dhe një rumune, janë arrestuar ditën e sotme në Rimini të Italisë me akuzën për trafikim të lëndëve të forta narkotike.

Elton Maloku 27 vjeç dhe rumunia 22 vjeçare Nicoleta Dinu, u prangosën pasi për ta, hetimet kanë filluar që në dhjetor të vitit 2008 kur, në plazhin Babilonia ka ndodhur një shkëmbim zjarri ku të pranishëm kanë qenë dhe të arrestuarit e sotëm.

Maloku dhe rumunia Dinu, ishin të dyshuar për trafikim të kokainës ku çdo javë ata arrinin të shpërndanin sasi të konsiderueshme të saj madje thuhet se ata arrinin të shpërndanin rreth një kilogram për këtë periudhë kohore, kurse lidhur me rolin e tyre në shkëmbimin e zjarrit, policia dha pak informacion.

Tashmë policia e Riminit i ka arrestuar të dy ku Elton Maloku ndodhet në burgun e Riminit në Itali ndërsa vajza rumune Nicoleta Dinu ndodhet në burgun e Forli.

r.b/NOA

KOMENTE