English

Shet çdo muaj, një kilogramë kokainë dhe një kg heroinë

Treviso, 23 Janar NOA - Në Treviso të Italisë janë arrestuar një shtetas shqiptar së bashku me dy të tjerë italianë të cilët gjatë hetimeve policore ishin të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë pikërisht për Arjan Hoxha, një 40 vjeçar shqiptar, banues në Brugnera (Pordenone), Diego Zanardo, Italian 42 vjeç banues në Santa Lucia të Piave (Treviso) dhe Antonio Melpignano, Italian 41 vjeç banues në Breda të Piave (Treviso).

Gjatë hetimeve këtyre shtetasve i janë sekuestruar mbi shtatë kilogramë drogë, të cilat ishin të tipit heroinë, kokainë dhe hashash.

Gjatë këtij biznesi të jashtëligjshëm që ata ndërmerrnin, arrinin të shpërndanin një sasi prej 1 kilogrami në muaj prej të cilit merrnin fitimin e një shume prej 50 mijë eurosh.

Dyshohet se ishte pikërisht shqiptari i cili duket të ketë qenë kryesori në këtë veprimtari pasi mendohet që njohjet e tij jashtë shtetit Italian bënin të mundur qarkullimin e këtyre sasive të drogës në Treviso.

r.b/NOA

KOMENTE