Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shifrat e frikshme të Haitit, nga tërmeti 111 mijë të vdekur e 200 mijë të plagosur
English

Shifrat e frikshme të Haitit, nga tërmeti 111 mijë të vdekur e 200 mijë të plagosur

Porto Prince, 23 janar, NOA - Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Haitin më 12 janar ka arritur në 111.499 persona.

Një lajm i tillë është komunikuar nga Ministria e Brendshme haitiane, pas gjetjes së viktimave të reja ditët e fundit nën rrënojat e godinave pas tërmetit.

Ndërkaq, ky dikaster deklaron se janë mëse 200 mijë të plagosurit e deritanishëm të konstatuar pas tërmetit në Haiti.

Nga ana tjetër, deklarohet se janë më shumë se 55 mijë familje të prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë nga tërmeti dhe pothuajse 610 mijë të mbijetuarit që pas tërmetit janë duke jetuar aktualisht në 500 kampe të improvizuara.

Sa u përket shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, deklarohet nga Ministria e Brendshme haitiane, se janë mëse 11 mijë të tilla të shkatërruara dhe mëse 32 mijë të dëmtuara.

n.e/NOA

KOMENTE