Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stadiumi ende pa drita, ndeshja Tirana-Dinamo caktohet në drekë
English

Stadiumi ende pa drita, ndeshja Tirana-Dinamo caktohet në drekë

Tiranë, 23 janar, NOA - "Frika" se mos dështon ndeshja ashtu siç ndodhi me atë mes ekipit të Realit të Madridit dhe atij të Gramozit pak ditë më parë, ka bërë që drejtuesit e stadiumit "Qemal Stafa" ta caktojnë derbin mes Tiranës dhe Dinamos, të programuar për të hënën në orën 18.00, në orën 14;00 të kësaj dite. Dhe kjo pasi, stadiumi është ende pa drita që nga dita e atij që u quajt "skandal".

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka rënë dakord me klubet për këtë ndryshim të orarit.

Stadiumi "Qemal Stafa" është ende pa energji elektrike, pasi transformatori i djegur në mesin e ndeshjes Gramozi-Real Madrid nuk është zëvendësuar për shkak se zona është nën mbikëqyrjen e Prokurorisë.

Kabina e stadiumit konsiderohet vendi i ngjarjes dhe organi i akuzës ka bërë të ditur se aty nuk mund të bëhet asnjë veprim pa mbaruar ekspertiza e plotë e shkaqeve që çuan në djegien e transformatorit të mërkurën në mbrëmje.

n.e/NOA

KOMENTE