English

Eliminohet Arsenali...

Futbollistët e Arsenalit të Londrës befas janë eliminuar nga Kupa e Anglisë, pasi që sot janë mundur nga ekipi Stouk Siti me rezultat 1 : 3.

Nga gara për Kupën e Anglisë më herët ishin eliminuar edhe ekipet tjera të mëdha siç janë Liverpul dhe Mançester Junajted dhe nga "katërshja e madhe" e futbollit anglez në luftë për këtë trofe ka mbetur vetëm edhe Çelzi.

Ndërkohë në Bundesligë, Bajerni i Mynihut vë nën trysni Leverkuzenin fitoi në Bremen me rezultat 2:3 dhe e largoi Leverkuzenin së paku për një ditë nga kreu i tabelës. Ndjekësi, Shalke 04, nuk arriti më shumë sesa një barazim 2:2 në Bohum. - Dje luajtën edhe këto çifte:

Dortmund - Hamburg 1:0

Mainc - Hanover 1:0

Nyremberg - Frankfurt 1:1

Berlin - Mënhengladbah 0:0.

Pas humbjes në Dortmund Hamburgu bëri të ditur blerjen e yllit holandez, sulmuesit Ruud van Nistelrooy të Realit të Madridit.

KOMENTE