English

IFC-ja gati 100 milionë euro për Evropën Qendrore e Lindore për përballimin e huave të këqija

Uashington, 24 janar NOA - IFC-ja, anëtare e grupit të Bankës Botërore, sot bëri të ditur se ka vendosur të investojë deri në 100 milion euro për blerjen e kredive të këqija në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke punuar sëbashku me Va¤rde Partners L.P., një firmë e specializuar për borxhet dhe aktivet e këqija.

Projekti i propozuar i bashkë-investimit, i cili do të përfshinte deri në rreth 450 milion euro investime, synon të ndihmojë ekonomitë e vendeve të rajonit për t'u rimëkëmbur nga kriza përmes trajtimit të problemit të borxheve të këqija dhe aktiveve problematike.

Ky projekt për të hequr aktivet problematike nga bilancet e bankave, i miratuar sot nga bordi i IFC-së, ka për qëllim të sigurojë që bankat në këto tregje në zhvillim të jenë në gjendje të vazhdojnë të japin financime për bizneset dhe kredi për konsumatorët, të nxisin veprimtaritë ekonomike dhe të krijojnë vende pune.

Projekti gjithashtu do të kontribuojë për zhvillimin e një tregu transparent të aktiveve problematike, duke përmirësuar kështu efektivitetin e tregut.

"Evropa Qendrore është një nga rajonet e prekura më shumë nga kriza financiare, që ka çuar në një rritje të madhe të kredive të këqija të bankave. Përmes investimit në këto kredi të këqija, ne mund t'i ndihmojmë bankat që t'i rishpërndajnë aktivet e tyre në ekonomi, duke i dhënë një shtysë rimëkëmbjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës" tha Lars Thunell, zv/President Ekzekutiv dhe Krye Punonjësi Ekzekutiv (CEO) i IFC-së.

Kjo strategji bashkë-investimi bën pjesë në Programin e Rikuperimit të Borxhit dhe të Aktiveve, i bërë publik nga IFC-ja gjatë mbledhjeve vjetore të Grupit të Bankës Botërore në 2009. Ky program mbështet stabilitetin dhe rritjen reale dhe financiare përmes ndihmës për pastrimin e aktiveve të këqija, duke i lejuar bizneset dhe bankat të ripwrqendrohen në veprimtari prodhuese.

IFC-ja është i vetmi institucion financiar ndërkombëtar i përqendruar ekskluzivisht në sektorin privat, motori i zhvillimit të qëndrueshëm në tregjet në zhvillim. Sëbashku me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), aktualisht, ajo po kërkon të sigurojë rritjen e kapitalit për forcimin e aftësive të saj, për të krijuar mundësi për të varfrit në vendet në zhvillim - duke përfshirë edhe trajtimin e problemit të aktiveve problematike.

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, krijon mundësi që njerëzit t'i shpëtojnë varfërisë dhe të përmirësojnë jetën e tyre. Ne nxisim një rritje të qëndrueshme ekonomike në vendet në zhvillim, përmes mbështetjes së zhvillimit të sektorit privat, mobilizimit të kapitalit privat dhe sigurimit të shërbimeve këshillimore dhe të zbutjes së rrezikut për bizneset dhe qeveritë. Investimet tona të reja arritën shumën prej $14.5 miliardë në vitin fiskal 2009, duke ndihmuar në kanalizimin e kapitalit në vendet në zhvillim gjatë krizës financiare. Për më shumë informacion, vizitoni: www.ifc.org.

Värde është një investitor kryesor në letra me vlerë dhe aktive problematike si edhe në lloje të ndryshme obligacionesh me vlerë të ulur, përfshi kredi të këqija të korporatave, konsumatorëve dhe të pasurive të patundshme dhe borxhe me interes të lartë. E themeluar në 1993, Värde e ka qendrën në Minneapolis, Sh.B.A, dhe ka zyra në Londër dhe Singapor. Ajo ka një histori 15 vjeçare investimesh në aktive të këqija dhe të dyshimta dhe në trajtimin e tyre, si edhe përvojë në përgatitjen e aktiveve në tregje në zhvillim. Me një staf prej më shumë se 135 personash, Värde ka aktive ne menaxhim me një vlerë prej mbi $5.0 miliardë.

KOMENTE