English

Kërcënon rivalin e pronës, përfundon në polici 30-vjeçarja

Durrës, 24 janar NOA - Një 30-vjeçare do të ndiqet penalisht nga polica pasi kërcënoi me anë të telefonit një person.

L.Xh., 30-vjeçe lindur në Elbasan e banuese në lagjen Nr.13 në Durrës, do të hetohet nga policia pasi më datë 22 janar të këtij viti dyshohet se ka kërcënuar nëpërmjet telefonit shtetasin A.T, banues në të njëjtën lagje.

Burime nga policia thanë se sherri mes tyre ka nisur për motive pronësie.

Sipas policisë materialet për veprën penale të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike në ngari të 30-vjeçares i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

k.k/NOA

KOMENTE