Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Kriza që sajoi vetë opozita nuk do mbyllet me pazare, do zbatohet Kushtetuta
English

Meta: Kriza që sajoi vetë opozita nuk do mbyllet me pazare, do zbatohet Kushtetuta

Korçë, 24 janar NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, gjatë një takimi me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në Pogradec dhe Korçë, u shpreh se mazhoranca është e hapur për dialog, por jo për pazare politike.

Sipas Metës, "Bojkoti është një turp për ata që e bëjnë, por edhe për vendin. Natyrisht që nuk është gjë pozitive, derisa ka një opozitë që bën gjëra të tilla".

"Është për të ardhur keq, që ata nuk kanë kuptuar akoma asgjë se ku është Shqipëria sot. Shqipëria është një anëtar i NATO-s, Shqipëria është një vend i cili ka hyrë në një fazë të re dhe po përgatitet për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndërsa ka dhe qëndrime të tilla si kjo mënyrë e të dëmtuarit të demokracisë, përmes një bojkoti.

Është krejtësisht i pajustifikuar dhe e pamoralshme, absolutisht që të jenë të sigurt nuk do t'u japin, as Presidentin, as kryeprokurorin, as kryetarët e gjykatave që i kërkojnë si pazar për të mbyllur një krizë që e kanë sajuar vet, sepse kriza nuk ekziston. Kriza është thjesht çoroditja e tyre" tha Meta.

Sipas tij, Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ajo duhet të zbatohet edhe për mandatet e deputeteve edhe për pretendimet që kanë pasur të bëjnë.

k.k/NOA

KOMENTE