English

New York, vret 51 lopët e tij, pastaj veten

New York, 24 janar, NOA - Një fermer 59-vjeç amerikan ka vrarë veten, por më parë ka kryer vrasjen e 51 lopëve një nga një, nga e njëjta armë që i mori jetën.

Ngjarja, që policia e ka quajtur "shumë e pazakontë", ka ndodhur në Copake, në New York.

Sipas policisë, Dean Pierson, fermeri i vetëvrarë është gjetur i vdekur në stallë midis kafshëve që ai kishte vrarë, kohët e fundit me sa duket ka pasur e probleme të mëdha personale.

Një fqinj i tij kur hetuesit e ngjarjes i kanë kërkuar një shpjegim i është përgjigjur thjesht: "fermerët po përjetojnë ditë të vështira". "Çdo vit na ndodh ndonjë gjë lidhur me vetëvrasje të ndryshme, por këtë e shohim shumë të pazakontë, madje të çuditshme", tha kapiteni i policisë Scott Broën.

KOMENTE