English

Osama Bin Ladeni mesazh kërcënues për Obamën

SHBA, 24 janar NOA - Udhëheqësi i Al Kaedës, Osama Bin Ladeni i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit të SHBA-së, Barak Obamës ku e ka kërcënuar për sulme të reja kundër SHBA-së në një video transmetuar nga televizioni Al Xhazira duke marrë përsipër dhe sulmin e dështuar të 25 dhjetorit në avionin Delta, nga nigeriani Abdulmutallab Umar Faruk, duke shtuar se nuk do të ketë paqe për Shtetet e Bashkuara pa paqe për Palestinën.

Bin Laden në videon e transmetuar nga Al Xhazira shprehet në mënyrë eksplicite: "ky është një mesazh i Osamës për Obamën"

"Është e trishtueshme që ai (Obama) jeton në një vend të sigurt, ndërsa vëllezërit tanë janë duke vuajtur në Gaza. Tanë do të vazhdojnë sulmet kundër jush, për sa kohë që ju vazhdoni të mbështesni Izraelin", vazhdon kreu i Al Kaedës. "Mesazhi që ne donim të përcillnim përmes militantit Omar al Faruk - thotë zëri i kasetës -konfirmon mesazhet e mëparshme, që janë dorëzuar nga heronjtë e 11 shtator dhe që SHBA nuk do të jetë në gjendje të gëzojë një jetë të qetë për aq kohë sa ne nuk do të gëzojmë në Palestinë". Mesazhi i fundit audio nga Osama bin Laden daton që shtatorin e kaluar ku udhëheqësi i Al Kaidës u bëri thirrje vendeve evropiane për të tërhequr trupat e tyre nga Afganistani.

KOMENTE