Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet, Shërbimi Social evidenton 700 familjet e para në nevojë
English

Përmbytjet, Shërbimi Social evidenton 700 familjet e para në nevojë

Tiranë, 24 Janar NOA - Inspektorët e Shërbimit Social Shtetëror kanë evidentuar këtë javë familjet e para të cilat do të futen menjëherë në skemën e ndihmës ekonomike, pasi gjendja e tyre sociale pas përmbytjeve është mjaft e rëndë.

Burime zyrtare nga drejtoria e përgjithshme e Shërbimit Social i thanë agjencisë së lajmeve NOA se, rreth 700 familje janë evidentuar deri më sot, por kjo shifër nuk është përfundimtare dhe të dhënat janë operative.

Sipas nëndrejtorit të Shërbimit Social Shtetëror, Leonard Strazimiri, rreth 1700 familje janë gjithsej të përmbytura në zonën e Nënshkodrës, prej të cilëve ka dalë dhe kjo shifër. "Ne presim në ditët në vazhdim të konkludojmë shifrën përfundimtare për të llogaritur dhe fondin që do të duhet

Në ditët e para të kësaj jave pritet të deklarohet numri zyrtar i familjeve në zonën e Nënshkodrës të cilët u prekën nga vërshimi i ujërave të hidrocentralit të Fierzës duke humbur gjithë ekonominë e tyre familjare, përfshi dhe shtëpitë.

b.m/NOA

KOMENTE