English

PS, Bushati: Qeveria Berisha mbyti bujqësinë e blegtorinë në Shkodër

Tiranë, 24 janar NOA - "Me papërgjegjshmërinë në menaxhimin me sms të liqeneve mbi Drin, me një sms të vetme mbyti në ujë mundin, punën e bujqve të qarkut Shkodër.

Kjo qeveri thotë do nisë matjen e dëmeve ndërkohë që ende nuk i ka kthyer një përgjigje kërkesës së PS. Me çfarë do të jetojnë fermerët e nën Shkodrës?? Me farë do të mbajnë gjallë atë bagëti që u mbeti pas katastrofës?"

Kështu e ka nisur sot deklaratën e tij për shtyp, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i cili shtoi se masat e qeverisë janë të vonuara.

Sipas tij, Partia Socialiste ka theksuar disa herë me forcë se për këto familje duhet asistencë financiare me lekë në dorë për të bërë të mundur mbijetesën e tyre.

"Kjo qeveri duhet të lëvrojë menjëherë fondin e asistencës për familjet e përmbytura. Këto familje nuk mund të presin vetëm, nesër për të jetuar. Sot, sot duhet të jetojnë normalisht, pasi shkodranët nuk i patën asnjë faj Sali Berishës që i përmbyti me papërgjegjshmëri, duke luajtur me fatin dhe të nesërmen e tyre për të mbushur arkën bosh.

Qeveria është mjaftuar duke i futur këto familje në skemën e familjeve të varfra duke i dhënë 7500 lekë në muaj, që do të thotë 2500 lekë në ditë për një familje minimalisht me 4 veta. E thënë ndryshe kjo qeveri pasi ta mbush shtëpinë me ujë, pasi të shkatërron toka e bagëti të jep 65 lekë në ditë, ose një kafe në ditë, për të mbajtur frymën gjallë.

Kjo është e papranueshme" tha më tej Bushati.

k.k/NOA

KOMENTE