English

Quaresma mbyll aventurën e tij tek Inter

Milano, 24 Janar NOA - Pas ardhjes në Milano të lojtarit portugez Rikardo Quaresma duket se për të asgjë nuk ka vajtur ashtu siç duhet.

Vitin e kaluar në muajin janar ai u huazua tek ekipi anglez i Çelsit ku nuk pati ndonjë shkëlqim pasi nuk u aktivizua rregullisht, ai u rikthye tek Inter dhe Mourinjo tentoi ta rikthente atë në nivele të larta.

Ky plan i tij dështoi pasi dhe njëherë tjetër ai nuk ka treguar vlerat e tij në fushën e lojës. Për këtë arsye Quaresma mund të largohet pikërisht këtë sezon merkatoje.

Me sa duket i interesuar për lojtarin është ekipi i Sporting Lisbonës ku lojtari aty ka filluar dhe karrierën e tij

Klubi portugez i ka ofruar Interit për të, një shkëmbim lojtarësh ku me ardhjen e tij në Portugali ata mund t'i japin Interit mesfushorin Miguel Veloso, një lojtar për të cilin ka shfaqur interes dhe klubi Juventin.

Kjo ofertë mund të pranohet nga klubi zikaltër pasi plani i tyre më Rikardo Quaresmën mund të quhet i përfunduar.

r.b/NOA

KOMENTE