English

Bëjnë sherr në bilardo, vritet me armë zjarri një 37-vjeçar. Policia po kërkon autorin

Fushë Krujë, 25 janar, NOA - Askush nuk e kishte menduar e një lojë bilardo, në vend që të kthehej në një kënaqësi apo mënyrë për të kaluar kohën në një qytet të vogël, të kthehej në një shkak për krim të rëndë.

Fjala është për një një ngjarje të rëndë e cila ka tronditur Fushë-Krujën, pasi një 37-vjeçar është vrarë me pistoletë ndërsa luante në një nga bilardot e këtij qyteti.

Bëhet fjalë për shtetasin Artan Elezi, i cili mësohet se është qëlluar për vdekje nga 30-vjeçari Skerdilajd Shala.

Grupi hetimor i cili ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht krimin.

Ndërsa policia është vënë në kërkim të kapjes së autorit, i cili kreu këtë krim të rëndë.

n.e/NOA

KOMENTE