Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ligji Antimafia edhe mbi pushtetarët që kanë përfituar nga pronat publike
English

Berisha: Ligji Antimafia edhe mbi pushtetarët që kanë përfituar nga pronat publike

Tiranë, 25 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha paralajmëroi sot se Ligji Antimafia i cili ka hyrë tashmë në fuqi do të çmontojë pasuritë e mëdha të përvetësuar nga pushtetarët e të gjitha niveleve gjatë këtyre 18 viteve që sipas tij kanë bërë batërdinë mbi pronat publike të këtij vendi.

"Unë kam deklaruar se Mali i Dajtit është më i vogël sesa falsifikimet e përbindshme që kanë bërë në zonat më turistike, më të çmuara, më të kushtueshme të vendit" tha sot Berisha në mbledhjen e radhës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

"Janë një seri vendimesh dhe ligjesh që do të miratohen gjatë 2-3 javëve që vijnë, për t'i dhënë përgjigjet më përfundimtare këtij procesi. Ligji për Moratoriumin e skafeve, që ndodhet në parlament, pret firmën tuaj, votën tuaj, për të dërguar mesazhin më të shkëlqyer të vendosmërisë së autoriteteve shqiptare për luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

Ligji për konfiskimin e aseteve të krimit të organizuar, hyn tani në fuqi. Ndërkohë, do të ngrihet një komitet i veçantë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij ligji, zbatim i cili është jetik e vendimtar për çmontimin e mafies, konsolidimin e paqes, sigurisë e stabilitetit në vend" tha sot Berisha.

Me tej kryeministri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë të dhëna, t'i dorëzojnë ato, në interesin më të mirë të vendit për të denoncuar aktet korruptive të pushtetarëve që grabisin tokat.

"I garantoj se, në përputhje me ligjin, ata do të shpërblehen. Ju do thoni se përse unë ftoj qytetarët të dorëzojnë dëshmi me dokumente. Sepse ata që kanë grabitur e plaçkitur, kanë përdorur edhe pushtetin e tyre për të zhdukur, për të mykur, për të pluhurosur sa më shumë dokumentet.

Beteja është e vështirë, presionet janë të mëdha dhe të jashtëzakonshme, vullneti është i hekurt. Asgjë nuk mund të pengojë këtë mazhorancë të nxjerrë në dritën e diellit të gjitha të vërtetat e makutërisë së pafundme të ushtruar, të abuzimit të jashtëzakonshëm që është bërë. Numri i pronarëve të regjistruar në mënyrë të paligjshme, ka rrezik tejkalon qartë atë të pronarëve të vërtetë" tha kreu i qeverisë.

k.k/NOA

KOMENTE