English

Ina Rama firmos memorandum me kryeprokurorët e Evropës Juglindore

Tiranë, 25 janar NOA Update - Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama, ndodhet në Rome ku po zhvillohet takimi në kuadër të projektit PROSECO i financuar nga Këshilli i Evropës dhe BE.

Aktiviteti i sotëm konsiderohet më i rëndësishmi i këtij projekti pasi qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i një memorandumi mirëkuptimi mes Prokurorëve të Përgjithshëm të Evropës Juglindore.

Krahas përfaqësuesve të Këshillit të Evropës në këtë takim morën pjesë Prokurorët e Përgjithshëm të Shqipërisë, Serbisë, Mali i Zi, Bosnjë, Kroaci, Kosovës e Maqedonisë.

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka firmosur këtë memorandum ku së bashku me vendet pjesëmarrëse ky nënshkrim pritet të shmangë vështirësitë proceduriale që mund të ekzistonin, në hetime mes palëve.

Objekti i memorandumit është bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera të krimeve të rënda.

Qëllimi që kërkon të arrijë ky nënshkrim memorandumi mes këtyre vendeve të Ballkanit, është lehtësimi i shkëmbimit të informacionit në mënyrë të drejtpërdrejtë mes prokurorive dhe zhvillimi i hetimeve të përbashkëta.

k.k/NOA

KOMENTE