English

Kërkohej nga policia për mashtrim, arrestohet 45-vjeçari

Tiranë, 25 janar NOA - Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia për mashtrim është arrestuar mbrëmë.

Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar realizoi mbrëmë ndalimin e 45-vjeçarit Shpëtim Baliaj, 45 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, i proçeduar më parë. Ndalimi i tij u krye sepse dje Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit të vendimit penal pasi më datë 19 maj të vitit 2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar Baliajn me 1 vit e 6 muaj burg, duke e akuzuar për veprën penale të "Mashtrimit".

Ndërkohë, Gjykata bashkon dënimin e ri prej 1 vit e 6 muaj me dënimin e mëparshëm prej 3 vitesh burgim, dhënë në ngarkim të 45-vjeçarit me vendim të datës 09 tetor 2006, të Gjykatës së Apelit, duke caktuar për të dënuar një dënim të vetëm prej 3 vjet e 6 muaj burg.

k.k/NOA

KOMENTE