Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbërrin Shumë e dashura Nanë
English

Mbërrin "Shumë e dashura Nanë"

Duhet të ishte 75-vjeçar Pjetër Arbnori, por në vend të prezencës së tij, miqtë dhe të afërtit e kanë përkujtuar me botimin e një tufe letrash, të përmbledhur në librin "Shumë e dashura Nanë"

Milena Selimi

Tiranë, 25 Janar NOA - Pjetër Arbnori, ish kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe shkrimtar, do të mbahet mënd për jetën e tij fatkeqe në burg dhe vitet e fundit të jetës në kontributin në majën e piramidës së pushtetit politik.

Por ajo, që mund të quhet fat nga ky autor është pikërisht ajo që na ka lënë të shkruar, bashkë me përkthimet e shumta dhe shkrimet e tjera.

Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Pjetër Arbnorit, të gjitha letrat e shkruara në 29 vjet burg, janë përmbledhur për t'ia dhënë publikut me librin "Shumë e dashura Nanë". Novruz Shehu, që e ka kuruar librin, ka meritën se i ka qëmtuar, mbledhur dhe renditur nga Arkiva e Familjes Arbnori.

Aktiviteti është bërë në sallën e Muzeut Kombëtar dhe e veçanta ka qenë prezantimi edhe i Traktatit Politik "Pse do të rrëzohet komunizmi", shkruar me majë lapsi në letra cigareje nga Pjetër Arbnori në izolim, më 1964.

Por, aty është përfshirë edhe një libërth me teza kapituj dhe 58 pika, të mbështetura në Programin e Partisë Social Demokrate që ai përpiloi në vitin 1961.

Tre gratë, që janë në kokë të gjithave letrave mbledhin të gjithë brengën e tij, por edhe atë që e lidh me të pamundurën lirinë.

Në të gjitha drejtohet njësoj: Shumë e dashtun nanë Gjystinë, motër: Antonetë e Margaritë. Ato janë botuar nga Nacional dhe janë marrë nga Arkivi i Kujtimeve të tij, i dorëshkrimeve, tregimeve, fletëve të ditarit.

Pjetër Arbnori u dënua me vdekje në moshën 26 vjeçare dhe fati e deshi, që dënimi kapital t'i kthehej me 25 vjet, kohë të cilën ai e bëri në Tiranë, Laç, Elbasan, e në fund në burgun famëkeq të Burrelit, ku qëndroi për 22 vjet (1967-1989). "Puna e detyrueme asht çfaqja ma e shëmtueme e sistemit të dhunës. Ajo është e afërt me socializmin aq sa asht e afërt dashunia e pastër me përdhunimin e femnës.

Katër të pestat e "Veprave të mëdha" me të cilat krenohen komunistat, janë ba nga puna e detyrueme e të burgosunvet, të interesuemvet dhe të ushtarëvet të punës. Pjesa tjetër me punëtorë mëditës", shkruhet në pikën 8 të tezës "Karakteri i pushtetit të sotëm, nevoja dhe domosdoshmëria e përmbysjes së tij" të traktatit politik të Arbnorit.

I ndjeri ka shfrytëzuar letrën e bardhë të cigares për të shkruar në atë që do ishte programi i Partisë Social-Demokrate: "Udhëheqësit duhet të heqin dorë nga çdo pasuri.

Llogaritë e tyre personale duhet të pasqyrohen imtësisht në shtyp", "Populli duhet të mësojë me duartrokitë shumë pak. Ai ma mirë do ta bënte me i besue më pak herojvet", apo "Komunistat, duke mos pasë asgja, i premtuen popullit 1000 gjana e nuk realizuen asnji gja të saktë. Ne duke mos pasë asgja, i premtojmë popullit pak dhe jemi të ndërgjegjshëm se pa ndihmën e kontrollin e tij edhe "premtimi i saktë" realizohet me shumë vështirësi".

Në këtë përmbledhje të Novruz Shehut, janë 6 faksimile, të këtyre tezave në letër cigareje.

E sikur të mos mjaftojnë këto në korpusin e letrave janë edhe dy letra "të frikshme", njëra dërguar "Zotit Shuaip Panariti, kryetar i gjykatës së naltë Tiranë" (26.XI.1964), ku Pjetër Arbnori i përshkruan dhunën psikologjike dhe gjithë persekucionin e familjes, por edhe ato që i janë bërë në burg.

Kurse Letra e dytë, i është drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, dhe "për dijeni Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia (22.9.1983), ku ai flet për grevën e urisë për shtatë ditë: Duke shkelur në mënyrë sistematike, ligjshmërinë dhe rregulloren e brendshme të burgut të Burrelit, komanda më detyroi të filloj grevën e urisë që prej shtatë ditësh e s'dihet kur do të përfundojë.

Kujtime të shkuara, por gjithsesi shumë të vlefshme për të parë fytyrën e vërtetë të komunizmit të pashpirt shqiptar.

m.s/e.r/NOA milena.selimi@noa.al

KOMENTE