Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OKB: Tërmeti, Haiti ka nevojë urgjente për ndihma të tjera
English

OKB: Tërmeti, Haiti ka nevojë urgjente për ndihma të tjera

Porto Prince, 25 janar, NOA - Katastrofa në Haiti paraqet patjetër nevojën e më shumë ndihmave nga komuniteti ndërkombëtar. Një fakt të tillë e ka bërë me dije shefi aktual i misionit humanitar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Haiti, i cili në emër të kësaj katastrofe dhe situatës mjaft të rënduar në këtë vend, ka kërkuar përforcime të mëdha për përballimin e saj. "Haiti ki ka nëvojë për më shumë personel dhe për shumë makina transporti", tha Edmond Mulet nga Guatemala në kuadër të përgatitjeve për një konferencë humanitare ndërkombëtare në Montrealin kanadez.

Mulet drejton qysh prej rënies së tërmetit më shumë se 12 mijë trupa të misionit përkatës të Kombeve të Bashkuara në ishullin Karibik.

Paraardhësi i tij, tuneziani Hedi Annabi, kishte humbur jetën nga tërmeti në Port-au-Prince së bashku me të paktën 150.000 njerëz të tjerë.

Ndërkaq, dje një tjetër lëkundje e tokës e fuqisë 4,7 ballësh në kryeqytetin e Haitit shkaktoi tek banorët frikë dhe panik.

n.e/NOA

KOMENTE