Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita e emëruar
English

Opozita e "emëruar"

"Në këtë situatë shumë paragjykuese për gjendjen e demokracisë në vendin tonë, xhesti i emërimit të opozitës e rëndon dhe më shumë situatën. Dyshimi kryesor që perëndimi ka aktualisht për Shqipërinë dhe për standardet e demokracisë këtu, është fakti se pushteti po përpiqet të kontrollojë opozitën dhe median kritike, që janë baza e një demokracie funksionale"

Mero Baze*

Delegacionit shqiptar në Strazburg i ngrihen kredencialet, për shkak të situatës absurde që është krijuar nga mungesa e balancimit politik dhe përpjekja e kryetares së parlamentit Jozefina Topalli për të emëruar aty në mënyrë informale përfaqësues të opozitës së emëruar prej saj.

Është i dyti vit që Shqipëria ndeshet me një procedurë të tillë. Vitin e kaluar Shqipëria sërish kaloi në procedurën e Komisionit të mandateve për shkak të zëvendësimit arbitrar prej zonjës Topalli të Aleksandër Biberaj i cili ndërkohë ishte dhe në pozicionin e zëvendëspresidentit të Asamblesë së Këshillit të Evropës, post të cilën e humbëm vetëm për shkak të tekave politike të zonjës Topalli.

Sivjet situata është dhe më e rëndë. Zonja Topalli ka emëruar formalisht dy deputet të mandatuar nga Partia Socialiste, si përfaqësues të opozitës në Strasburg, gjë e cila duket se e ka rënduar dhe më tej situatën.

Ky deformim flagrant vjen në një kohë kur Këshilli i Evropës në këtë sesion parlamentar duhet të miratoj rezolutën për gjendjen e institucioneve demokratike në Shqipëri, ku i kushton veçanërisht rëndësi situatës së bojkotit të opozitës dhe jep rrugëzgjidhjet për daljen nga kriza.

Rezoluta parashikon që të ngrihet një Komision hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, opozita të kthehet në parlament dhe të bëhen përmirësimet duhura në Kodin zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE dhe Komisionit të Venecias.

Në këtë situatë shumë paragjykuese për gjendjen e demokracisë në vendin tonë, xhesti i emërimit të opozitës e rëndon dhe më shumë situatën.

Dyshimi kryesor që perëndimi ka aktualisht për Shqipërinë dhe për standardet e demokracisë këtu, është fakti se pushteti po përpiqet të kontrollojë opozitën dhe median kritike, që janë baza e një demokracie funksionale.

Xhesti i zonjës Topalli është një argument i rëndë në favor të dyshimeve të rënda që Perëndimi po krijon për situatën në vend. Ngrirja e statusit të delegacionit shqiptar në Strasburg, është një sinjal i keq, që tempulli i demokracisë evropiane i jep qeverisë shqiptare.

Dhe nëse Komisioni i mandateve, i hap dritë jeshile një delegacioni të përgjysmuar, asgjë nuk e korrigjon gjestin e kryetares së parlamentit, e cila duke "emëruar" opozitën e saj, madje dhe pa i pyetur të emëruarit, duke i fyer dyfish, i ka dhënë perëndimit një sinjal se këtu institucionet politike, konsiderohen vetëm si marioneta të qeverisë dhe jo si përfaqësuese të shoqërisë shqiptare.

Tani lajmi i radhës mbetet miratimi i rezolutës së KE për situatën në Shqipëri, e cila në projektin e saj, njeh krizën politike shqiptare, kërkon hetim të zgjedhjeve dhe parashtron dhe skenarët e mundshëm të zgjidhjes së krizës.

Nëse qeveria shqiptare angazhohet përmes lobimit politik dhe financiar të përmbyse rezolutën, atëherë kemi edhe një lajm tjetër të keq për mentalitetin e pushtetit politik në Shqipëri.

Nëse miratohet ashtu siç është atëherë kemi një lajm të keq për qeverinë e kryeministrit Berisha dhe mënyrën se si ka keqpërdorur votën e shqiptarëve më 28 qershor.

(*) Dërguar nga autori, drejtues i Faktori Plus

KOMENTE