Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Tiranës gjobit 2173 shoferë gjatë fundjavës, kryen shkelje rrugore
English

Policia e Tiranës gjobit 2173 shoferë gjatë fundjavës, kryen shkelje rrugore

Tiranë, 25 janar NOA - Policia e Tiranës ka gjobitur gjatë fundjavës 2173 drejtues mjetesh pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa vazhdon aksionin ndaj shoferëve debitorë.

"Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, po vazhdojnë kontrollet ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitor në shlyerjen e detyrimeve të tyre, dhe i fton ato të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare. Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" thuhej Në deklaratën e policisë së kryeqytetit lëshuar ditën e sotme. kështu gjatë fundjavës janë gjobitur 2173 drejtues mjetesh ndërsa janë pezulluar 37 leje drejtimi.

k.k/NOA

KOMENTE