Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Polumbarët vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjecarit të mbytur në lumin Seman
English

Polumbarët vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjecarit të mbytur në lumin Seman

Fier, 25 janar NOA - Vijojnë edhe sot kërkimet nga polumbarët për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit që u mbyt dje në lumin Seman të Fierit.

Familjarët dhe polumbarët kanë rinisur kërkimet sërish sot për të gjetur trupin e 30-vjeçarit Erjon Kamberi i cili u mbyt mesditën e djeshme në lum teksa po tentonte të kapte një shend që sapo kishte vrarë.

Deri më tani nuk është bërë e mundur gjetja e të riut ndërsa kërkimet do të vazhdojnë.

Erjon Kamberi ka qenë bashkë me të atin për gjah pranë lumit Seman, dhe kanë vrarë një shpend i cili ka rënë në lumë.

Mësohet se djali ka hyrë në lumë për të marrë shendin por nuk ka mundur të dalë më prej andej.

Babai ka dhënë menjëherë alarmin për mbytjen e të birit, dhe forca të shumta policia mbërritën pranë vendit të ngjarjes për të nisur kërkimet.

k.k/NOA

KOMENTE