English

Salvador Cabanas, plagoset në kokë

Meksikë, 25 Janar NOA - Futbollisti paraguaian i ekipit America, Salvador Cabanas, është plagosur në një lokal në një qytet të meksikës pasi i kanë qëlluar me armë zjarri. Plagosja ka qenë tepër e rëndë dhe lojtari është goditur në ballë.

Tashmë ai ndodhet në spital dhe i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal mjaft delikat sepse plumbi ka mbetur akoma në vendin ku është qëlluar.

Canabas ka qenë lojtari amerikano - jugor i zgjedhur si më i miri në vitin 2007 dhe është një ndër lojtarët më kryesorë në përfaqësuesen paraguaiane.

Tashmë ai duket se ka vënë rrezik pjesëmarrjen e tij në kampionatin botëror të Afrikë e Jugut 2010 dhe kjo gjë do të jetë një problem mjaft i rëndësishëm si për lojtarin ashtu dhe për përfaqësuesen e tij.

r.b/NOA

KOMENTE