Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbardhen shkaqet e vrasjes në Fushë Krujë
English

Zbardhen shkaqet e vrasjes në Fushë Krujë

Fushë Krujë, 25 Janar Ardian Bushi/NOA - Personi që mbeti i vrarë sot në Fushë Krujë, ishte viktimë i një sherri në lojë e sipër me bilardo, kurse autori i dyshuar u kap në arrati e sipër, informon korrespondenti I agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në hyrje të Fushë - Krujës, kur 37-vjeçari Artan Elezi sipas policisë së Krujës është vrarë me pistoletë nga Skerdilajd Shala, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, në momentin që të dy të rinjtë po luanin bilardo.

Sipas policisë 30 vjeçari , pas ofendimeve ndërmjet -tjetrit, ka nxjerrë pistoletën, duke qëlluar tre herë mbi Artan dhe duke e plagosur rëndë atë.

Edhe pse Elezi është nisur menjëherë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës ai ka gjetur vdekjen, pa arritur dot të marrë ndihmë nga ana e mjekëve.

Janë dashur pesë orë kërkime intensive nga ana e policisë, për të bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të dyshuar të krimit.

Shala është kapur në dalje të Fushë Krujës, pas bllokimit nga ana e policisë të të gjithë rrugëdaljeve ai e ka patur të pamundur që t'i shpëtojë prangave duke iu dorëzuar atyre pa rezistencë.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE